Ladorishti i gjurmëve ILIRE NË STRUGË

Komuna

Struges
banor 4500
posta 96333
telefoni 046 796
lartësia 820 metra mbidetare
latitude 41° 9' 51" veri
longitude 20° 37' 23" lindje
web www.ladorishti.com
   
Ladorishti është fshat në Maqedoni, pjesë e komunës së Strugës
Gjeografia  
 
  • Fshati ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Strugës , rrëzë malit Jabllanicë dhe kufizohet me Republikën e Shqipërisë .
  • Ka tokë pjellore , kullosa dhe pyje . Popullata merret me bujqësi dhe blegtori . Fshati është kodrinoro-malor dhe ka një lartësi mbidetare prej 700 metra deri më 820 metra.
Demografia  
 
  • Ladorishti është një ndër fshatrat më të mëdhenj të rajonit të Strugës . Ai ka rreth 1200 shtëpi dhe mbi 4500 banorë
Ekonomia  
 
  • Shumica e banorëve punojnë në sektorin privat por njëkohësisht një numër jo i vogël i Ladorishtarëve janë emigruar në Zvicër, Gjermani dhe Amerikë të cilët me parat e fituara
    me djersë i kanë investuar në Qytetin e Strugës si në sektorin privat po dhe sektorin shoqëror, dy qendrat e mëdha tregtare në Strugë si "Coma Moll","Nama e Shkupit", Cafe "Parisi",i takojnë Ladorishtarëve si dhe shumë dyqane në qendër (te "Korzua")janë në pronë të Ladorishtit.
    ''shikoe lidhjen..''

    [http://www.coma-mall.com/]
Kultura  
 
  • Në fshat është e organizuar jeta kulturore dhe sportive nëpërmjet aktiviteteve te klubit futbollistik “Përparimi” dhe SHKA “Valët e Liqeni” janë përfaqësuar nëpër shumë festivale si vende ashtu edhe jashtë duke u nderuar me shumë çmime dhe lavdërata. Në Ladorisht gjithashtu ndodhen rrënjë të trashëgimisë kulturore si “Ura e gurit”(OPALE). Popullata i takon religjionit islam dhe ka dy xhami .
    ''shikoe lidhjen..''
    [http://www.ladorishti.com/gallery/index.php?cat=7]
Historia  
 

Historia e Ladorishtit është shumë krenare dhe e dhimbshme

    • Fshati Ladorisht është një ndër fshatrat më të lashtë të rajonit të Strugës e më gjerë. Në këtë fshat janë gjetur gjurmë te disa lokalitete arkeologjike që nga neoliti, epoka e bronxit, e hekurit, nga koha Filipit II dhe djalit të tijë LEKËS SË MADHË (shek. IV para erës sonë).
      Gjatë punimit të tokë në fshat sidomos gjatë mbjelljes së fidaneve të hardhis ose vreshtave, rastësisht janë zbuluar shumë varre, tepër të pasura me inventar historik, të cilat janë blerë në forme të blerjes me para në dorë nga Enti i Muzeut të Ohrit, Muzeu i Ohrit më vonë ka bërë germime dhe ka zbuluar varre të tjera, materialet e zbuluara gjinden sotë në
      Muzeun Popullor të Beogradit (M. Grubiq më 1954, faqe 112; L. Poviq më 1958, f. 75; V. Lahtov më 1961, faqe 68 si dhe Pashiq më 1957, faqe 115.
      Bazilika është bazilikë e krishterizimit të hershëm (paleokrishterë) që takon fiseve ilire
      të këtij nënqielli, të DRILONËVE, ENHALONËVE, DASARETËVE.
      Bazilika është nekropolë (varrezë) e Mesjetës së hershme, që pahezitim mund të konludojmë se janë varreza shqiptare.
      Bazilika ka formë trianijëshe narteks, ekzonarteks, aneks dhe kryqtimi.
      I takon fundit të shekullit të IV dhe fillimi i shekullit të V të erës sonë.
      Materialet e gjetura arkeologjike ruhen në Entin dhe Muzeun e Ohrit (D. Koço më 1961, faqe 15; Vera Bitrkova-Grozdanova më 1975, faqe 82; V. Malenko më 1985, faqe 269-315 si dhe E. Maneva më 1992, faqe 223-2)
    • Fshati Ladorisht është vendbanim i lashtë ILIR e cila dëshmohet nga gjetjet e shumta në lokalitetet si:
      • Ura e Gurit - OPALË
      • Bazilika te "Livadhet e Dautit"
      • "Guri i Hutit" vendi i kishës
      • "Guri i Martinicës" etj


  • Lufta e PETRINJËS Komandant Riza Ajro, Demir Lena.
    • Ladorishtarët tradicionalisht gjatë historisë sonë e kanë luftuar të huajin. Kështu vepruan edhe në Kryengritjen e Shtatorit dhe në Betejën e Petrinjës më 1 dhe 2 Tetor 1913.

      Për organizimin e Kryengritjes së armatosur nga krerët e Lëvizjes Kombëtare në viset e Shqipërisë, të pushtuara nga Serbia e Mali i zi u ngarkua Elez Isufi, Bajram Curri, e në veçanti
      Isa Boletini, i cili më 25 Shtator 1913 e gjejmë në Strugë i cili kordinon punët e Kryengritjes në këto treva.

      Sipas dëshmive e kujtimeve të mbledhura në teren, treva e Strugës, pas kushtrimit për të ndjekur ushtrinë okupuese serbe, Struganët marrin pjesë masovikisht në Kryengritjen e Shtatorit dhe në këtë mënyrë japin kontribut të çmueshëm në zhvillimin e kryengritjes së armatosur. Takimi i krerëve të kryengritjes nga treva e Strugës, sipas dëshmive është mbajtur
      më 23 Shtator 1913 në vendin e quajtur " plepat " ose "Teferiç", jo largë Ladorishtit.

      Në këtë takim vendosen Komandatët Riza Ajro dhe Demir Lena për të cilin rapsodi popullor thuri këngë:
      ".. Të caktojmë një të parë
      Riza Ajron, komandarë,
      Emro Sinani po bërtet
      gajret çuna, bini fishekë,
      E kujt t'ia lëmë këtë kabajet,
      do t'ia lëmë Ladorishtës së shkretë..."

      Pjesmëmarrja e Ladorishtarëve në këtë kryengritje sipas dëshmive ka qenë e madhe, një numër prej të cilëve ngelën të vrarë edhe në Luftën e Petrinjës..


  • Lufta e dytë botërore, masakrimi i më se 98 Ladorishtarëve ose ndryshe masakra e "Vakqares" ''shikoe lidhjen''


  • Kadri Labënishti ky ladorishtar i cili gjatë gjithë jetës u burgos, u maltretua nga pushteti komunist për veprimtarinë e tijë kombëtare....

  • Rrethimi i fshatit nga forcat Sllavo Maqedone në Qershor 1992 dhe arrestimi i më se 100 Ladorishtarëve

  • Hapja e shkollës së parë të pavarur në Maqedoni më 02 Tetor 1991 - Shkolla e mesme "Hajdar Dushi" e cila mbyllet me forcë në vitin 1995

  • Kidnapimi i kryetarit të Ladorishtit Sulltan Memeti nga forcat Sllavo Maqedone më 06 Mai 2001

Për Ladorishtin kanë shumë shkrimtarë, historian etj
[http://www.ladorishti.com/ladorisht/fotografit2.htm